Një 45-vjeçar është nxjerrë i pajetë në orët e para të ditës së sotme nga ujërat e Lumit Osum.
Mësohet se viktima është Ilir Mejdani, 45-vjeç dhe kishte shkuar në lum për të peshkuar.
Trupi i 45-vjeçarit u gjet në afërsi të urës së Gorricës. Nuk dihen shkaqet e mbytjes së tij, teksa trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit.





