Dy mjekë të spitalit të Traumës në Tiranë janë vënë në prangat e Policisë, së bashku me një qytetar nën akuzën e korrupsionit. Mjekët dyshohet se i kanë marrë para babait të të riut 17-vjeçar Elmidin Dyli, i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë që ndodhi fundjavën e kaluar në Velipojë.
Mësohet se të arrestuarit janë Serdi Memini 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe Ervin Sulaj , 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.
Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit F. D, 40 vjeç, banues në Shkodër.
Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër.





