Tenisti legjendar spanjoll Rafael Nadal ka marrë një raketë të artë nga organizatorët e turneut ekspozues në Arabinë Saudite dhe tani është zbuluar vlera e saj reale. Spanjolli do të tërhiqet së shpejti dhe turneu i tij i fundit do të jetë Davis Cup me kombëtaren spanjolle në fund të nëntorit. Gjatë fundjavës, spanjolli legjendar luajti në Six Kings Slam, një turne ekspozues në Arabinë Saudite ku gjashtë lojtarë fituan miliona euro.Secili nga gjashtë tenistët fitoi 1.5 milionë dollarë vetëm për t’u paraqitur në Riad dhe fituesi Jannik Sinner mori një çmim rekord prej 6 milionë dollarësh. Por 1.5 milionët nuk është çmimi i vetëm që Nadal mori në shtëpi.

Në shenjë nderimi për karrierën e tij, Nadal mori një raketë ari të pastër nga sauditët për pensionimin e tij. Dhurata më luksoze ia ka bërë Turki Al Sheikh, përfaqësues i shtetit dhe kreu i organizatës Riyadh Season, e cila organizon eventet më prestigjioze sportive në Arabinë Saudite.Al Sheikh i dhuroi atij një çantë rakete dhe kur Nadal pa raketën e artë, habia dhe kënaqësia e tij nuk kishte fund. Mediat tani e kanë zbuluar vlerën e saj të vërtetë. Është një raketë në përmasat reale dhe është një kopje e raketës Babolat Pure Aero të Nadalit. Siç raporton BeIN Sport, çmimi i raketës llogaritet në 250.000 euro marramendëse dhe përmban tre kilogramë ar të pastër. Meqë ra fjala, një reketë e zakonshme Nadal vlen 155 euro.