Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale në familje ditën e sotme.

Pas njoftimit të marrë se në Sauk, se një 43-vjeçar po kanoste me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në pranga ka rënë shtetasi A.M., 43-vjeç, i cili akuzohet për veprat penale  “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Policia parandalon një ngjarje kriminale në familje.

Kanosi me armë zjarri ish-bashkëshorten, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, pas njoftimit të marrë se në Sauk, në ambientet e banesës, shtetasi A. M., po kanoste me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 43 vjeç, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.