Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Në aksident janë përfshirë një motor dhe një mjet bujqësor (zetor).

Drejtuesi i motorit paraqitet në gjendje të rëndë për jetën, teksa është dërguar në spitalin e Lezhës.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Policisë lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.