Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat në Itali bëjnë me dije se në makinën e shqiptarit u gjetën 110 doza me kokainë, gati për shitje.
Policia italiane e zonës Mentana ra në gjurmët e shqiptarit pas lëvizjeve të dyshimta që i riu po bënte ditët e fundit me një makinë, të cilën e kishte marrë me qira.
Për pasojë ata ndaluan mjetin që ai drejtonte, bënë kontrollet e nevojshme dhe gjetën lëndën narkotike, e cila peshonte në total mbi 100 gram.