Një 54-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij në mënyrë të vazhdueshme dhe ka goditur të dashurin e saj.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij dhe ka goditur me grusht të dashurin e saj”, njofton policia.
Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe një 31-vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Po ashtu, “specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– E. Ç., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
– I. V., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
– A. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase;
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe vajzës së saj.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. G., 27 vjeç, banues në Babrru, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”.