Një supermarket në Lezhë ka rënë pre e hajdutëve, pak pas mesnatës të së dielës.

Pak pas mesnate hajdutët kanë hyrë në supermarket dhe kanë vjedhur kasafortën. Mësohet se autorët janë larguar me një shumë të konsiderueshme prej 3 milionë lekësh.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se kanë qenë disa persona të cilët kanë hyrë me forcë nga dera e pasme e supermarketit.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së biznesit për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe rindërtimin e ngjarjes.