Një aksident masiv ka ndodhur në zonën e Currilave në Durrës rreth orës 5:40 të mëngjesit.

Siç shihet nga pamjet pesë automjete janë përfshirë në aksident, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Gjithashtu raportohet për dëme të mëdha materiale.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.