Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Gjadër të Lezhës.
Hajdutët ende të paindentifikuar kanë thyer xhamin dhe kanë hyrë brenda, duke marrë një sasi parash, regjistrat, kamerat e sigurisë bashkë me server e shumë sende të tjera.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet në lidhje me rastin.