Xhaxhai i 15-vjeçarit që u plagos sot nga babai i tij me thikë ka folur për mediat.

Teksa shprehet i tronditur nga ngjarja, ai thotë se babë e bir ishin konfliktuar për telefonin, pasi i mituri kalonte shumë kohë në rrjetin social Tik Tok.

“Unë e kam nip, sot më lajmëruan, kur më thanë më iku truri. Për një punë telefoni janë zënë ata. Shikonte Tik Tok dhe i ati ia mori dhe ja theu telefonin. Sot nuk kishte shkuar në shkollë. Ai ankohet për djalin, për punët telefoni…çfarë të bëj unë i shkreti”, tha xhaxhai për mediat.

Ndërkohë më herët Shpëtim Çuka, babai që plagosi të birin, rrëfeu versionin e tij të ngjarjes. Ai tha se sherri me të birin nisi pasi ai nuk donte të shkonte në shkollë dhe rrinte në telefon. Ai shtoi se kishte një biçak në dorë dhe më atë goditi të birin, pasi 15-vjeçari nuk e dëgjonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 në fshatin Vreshtas të Korçës. 15-vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexoni edhe: