Natasha Gjura, e ëma e Eleonora Toçit që u mbyt nga bashkëshorti Luzim Toçi në banesën e tyre në Itali, ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e çiftit.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo rrëfeu se Lulzim Toçi e kishte braktisur vajzën e saj në rrugë së bashku me dy fëmijët e mitur gjatë kohës që jetonin në Dibër.
Nëna e viktimës rrefeu se pas ndarjes, ai e akuzoi Eleonorën se e kishte helmuar, por analizat, sipas saj treguan se nuk ishte e vërtetë.
Ajo u shpreh se pas akuzave çifti u divorcuan, por 6 muaj pas ndarjes Lulzim kërkoi të rikthehej sërish me Eleonorën, duke u ribashkuar.
“Nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor, vajzën kur e solli këtu shtëpia, e ka lënë në rrugë të madhe. Me 9 Janar e solli, kurse me 10 janar erdhi policia këtu tek shtëpia dhe kishte akuzuar Eleonorën se e kishte helmuar. Dhëndri ma kishte lënë vajzën në rrugë së bashku me dy fëmijët, dhe vetë kishte ikur tek i ati. Ai ishte dërguar në spital dhe analizat treguan se nuk ishte helmuar. Ndërkohë vajza ishte tek shtëpia jonë.
Pas kësaj thanë ‘nuk pranojmë që vajza të vijë më tek ne’ dhe u divorcuan. Vjehrrit nuk donin që ata të bashkoheshin, djali i tyre pyeste nënën e babën, nuk ishte i vendosur, Divorcin e hapi vetë ai, jo ne. Pas divorcit e kërkoi sërish vajzën, pas 6 muajsh. Lulëzimi e kërkoi, me prindërit nuk kemi folur”, tha ajo.
“Fëmijët nuk kemi kushte ti rrisim, më mirë të rrinë në Itali. Djali im është në kamp në Milano, nuk e lejojnë t’i shkojë. Fëmijët nuk kam kushte ti mbaj”, përfundoi ajo.