Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë, ndërkohë që nga 1241 testime të kryera janë shënuar 17 raste të reja pozitive.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353, ndërkohë numri i rasteve aktive është 172 në total.

Njoftimi i plotë:

02 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës.

Deri më sot 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353.

Në total numri i rasteve aktive është 172.