Policia e Kosovës ka sekuestruar automjetin me të cilin po lëvizte reperi Majk. Ai është shoqëruar nga dy makina për në stacion policor.

Raportohet se mjeti e tij është sekuestruar pasi është kapur duke e drejtuar pa leje qarkullimi. Nuk dihet ende se çfarë mase do merret për reperin Majk.

Në videon e mëposhtme shihet momenti kur mjeti i këngëtarit shoqërohet në stacion nga një patrullë policore që printe dhe një tjetër që i vihej prapa.