Hodhën lëndë piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë një ndeshje futbolli, procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për një rast të hedhjes së lëndëve piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana-Vllaznia”, të zhvilluar ditën e djeshme, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. M., 19 vjeç dhe K. Ll., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga hedhja e lëndës piroteknike u dëmtua lehtë, një futbollist i ekipit të Vllaznisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”.