Dy persona u plagosën rëndë këtë të enjte në Bulqizë. Një automjet tip audi përplasi një motomjet teksa lëvizte në rrugën që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës, raportoi gazetari i News24, Enver Doçi.

Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin F.M, 55 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A.D, 21 vjeç.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.D, dhe pasagjerja që udhëtonte me të, shtetasja E.K, të cilët janë transportuar drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F.M, është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë gupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.