GJKKO ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” Genti Nderjakun, akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Nderjaku u lirua nga qelia, për shkak se i përfunduan afatet e paraburgimit.
Genti Nderjaku është emër i njohur për drejtësinë, pasi dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, njohur si “Rrumi i Shijakut”, gjatë së cilit u vra shoferi Andi Maloku.
Ai ishte pjesë e grupit kriminal që përgatiti atentatin.
Për ngjarjen u dënua me burgim të përjetshëm Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe me 35 vite burgim Ariol Halili, ndërsa kishte dënime më të lehta për bashkëpunëtorët.