Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e një të afërmi në fshatin Mashkullore, Gjirokastër.

Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë në banesën e një të afërmi, është gjetur i pajetë shtetasi E. S., rreth 35 vjeç, banues në Memaliaj.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Dyshohet se shtetasi E. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.