Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi ditën e sotme, ku një fëmijë 3-vjeçar, pjesë e komunitetit Rom, ka humbur jetën pasi është qëlluar në kokë me armë zjarri.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në qytetin Markopoulos, në rrugën “Agios Dimitriou”, ku fëmija ishte në makinë së bashku me nënën dhe babin e tij.
Nga hetimet paraprake mësohet se një tjetër makinë me pasagjerë dhe drejtues po ashtu të komunitetit Rom, i ka zënë pritë automjetit në të cilin udhëtonte 3-vjeçari, ka ndaluar pranë tyre duke qëlluar me armë zjarri.
Burime policore bëjnë të ditur se në vendngjarje janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja, por vetëm njëra prej tyre kishte depërtuar brenda xhamave të automjetit, e cila edhe i ka marrë jetën 3-vjeçarit.
Ndërkohë, Policia dhe autoritetet atje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.