Spanja po kalon ditë të vështira pas përmbytjes në zonën e Valencias.

Imazhet satelitore të kapura dje tregojnë pasojat e ngjarjes e cila i mori jetën 209 personave dhe la të zhdukur rreth 1900 të tjerë.

Pamjet para dhe pas, të siguruara nga Maxar, një kompani e teknologjisë hapësinore me bazë në SHBA, tregon rrugët dhe fushat në qytetin e Paiporta-s të mbuluara me baltë kafe dhe një urë të shkatërruar nga lumi i cili doli nga shtrati dhe përmbyti zonën përreth.

Shumë rrugë dhe autostrada gjithashtu duken të pakalueshme, ose të kalueshme me shumë vështirësi.