Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Stan Karbunar-Lushnje.
Mësohet një furgon sprinter tip “Benz” është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një gomar dhe për pasojë ka humbur jetën 77-vjeçari Kostandin Vershi, i cili po udhëtonte në karrocë.
Po ashtu si pasojë e përplasjes shumë të fortë ka ngordhur edhe gomari që tërhiqte karrocën.Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e furgonit dhe po kryen veprimet hetimore. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





