Pas humbjes ndaj Napolit, Milan fiton 0-1 në një fushë delikate si ajo e Monzas. Pjesa e parë u dominua nga kuqezinjtë, të cilët disa herë “flirtuan” me golin. Në të 43-tën, Reijnders bëri gjithçka mirë, duke shënuar në portën vendase.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Fonsecas goditën 4 herë portën, ndërsa djemtë e Nestas e kishin të vështirë të gjenin kuadratin.
Milan është në vendin e shtatë dhe synon që sa më shpejt të jetë e mundur, të afrohen me vendet e para të tabelës. Monza është në vendin e 18-të dhe synon mbijetesën.