Dalin sot para gjykatës 6 pedagogët e arrestuar për korrupsion pasiv në universitetin e Elbasanit. 

Pedagoget e Fakultetit të Shkencave të Edukimit u arrestuan nga policia mëngjesin e së premtes teksa ishin në ambientet e fakultetit.

Njëra prej tyre ndodhej jashtë vendit dhe është shpallur në kërkim.

Prokuroria sot pritet të kërkojë masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra për pedagogët dhe arrest me burg për sekserin Gazmend Hodo.

Arrestimi i tyre u krye më 1 nëntor gjatë operacionit policor të koduar “Teza” që u zhvillua në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.