Këngëtari i njohur Stine ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten, Graciela, lidhje e cila është shoqëruar me ulje dhe ngritje, ku çifti janë ndarë shpeshherë, por sërish kanë gjetur rrugën te njëri-tjetri.
Teksa u pyet nga moderatorja në një emision se pse projekti i tij i fundit mban emrin “E treta e vërteta” këngëtari u shpreh se e ka finalizuar tashmë dashurinë e tij.
“E treta e vërteta, është ajo që është. Graciela është e treta nga dashuritë e mëdha që kam pasur”, tha Stine.
Ndër të tjera Stine ka treguar një aksident të bërë disa kohë me Gracielën. Ai është shprehur se asaj kohe ishin shokë dhe ndërkohë Graciela ishte duke e ndjekur me makinë fshehur. Në një moment teksa këngëtari ka frenuar para një pusete, ajo i ka rënë nga mbrapa.
“Bënte ndjekjet atë kohë si formula uno, më del një pusetë para dhe frenoj unë vetëm kur më bie nga mbrapa. Thash kush më ra. Dal nga makina shih unë, Graciela. Më fal më tha doja të të ndiqja jo t’i bija makinës,” u shpreh ai.
Stine nuk ka nguruar të shtojë se Graciela ka qenë një vajzë shumë xheloze saqë atij shpeshherë i është dashur t’i fshihet.
“Aq shumë më ka ndjekur Gracia nga mbrapa sa më është dashur të ndërroja vendin. Mësova një stil. Shkoja tek lokali Rozanës lija makinën time aty dhe merrja tjetër. Shkonte Graciela dhe i merrte të gjithë me radhë, e keni parë gjë Stinen,” tregoi këngëtari ndër të qeshura.
Kujtojmë që këngëtari dhe partnerja e tij, Graciela u përfolën për një ndarje.
Në postim ai shkroi: “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”.
Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua. Ndërsa Stine vazhdon të pyetet nëse është i ndarë apo jo me nënën e vajzës së tij, Estias ai është përgjigjur:
“Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë! Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë”.
Në vitin 2016, çifti u bënë prindër për herë të parë. I pyetur për planet për zgjerimin e familjes, këngëtari është shprehur se janë rrugës.
Mos harrojmë dhe marrëdhënien e Gracielës me motrën e Stines e cila nuk ka qenë aspak e mirë.