Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai akuzohet se ka goditur një burrë dhe se është përgjegjës për disa vjedhje në afërsi të San Giovanni-t.

28-vjeçari ka qenë në shoqërinë e bashkatdhetarëve të tjerë kur ka rrahur një burrë. Pas sulmit, i riu i vodhi celularin, çelësat e shtëpisë dhe portofolin.

Gjithashtu shqiptarit iu gjetën një sasi e madhe hashashi, një peshore precize dhe një shumë parash cash.

I arrestuari do të duhet të përgjigjet përpara sistemit të drejtësisë për krimet e dyshuara ndaj tij.