Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme në Patra. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap me 30 kilogramë kanabis, 800 gramë kokainë, një armë dhe peshore elektronike precize.
Oficerët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve të Patrës, duke përdorur informacione për veprimet e 35-vjeçarit dyshohej se trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike në Patra. Më pas policia u organizua në një operacion pasditen e djeshme dhe zhvilloi kontrollet e tre banesave ku u gjetën sasi të mëdha lënde narkotike.