Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në qytetin e Korçës.

Për pasojë ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar me emergjencë në spital.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, i cili dyshohet se është Ilia Cani. Ai është larguar nga vendngjarja pas plagosjes dhe policia po punon për kapjen e tij.