Një 56-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ai ka qenë duke prerë dru në fshatin Gjakëz kur aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, ai humbi jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti.