Anija “Moliva”, që në bordin e saj ka 102 kontejnerë të dyshuar me mbetje të rrezikshme, pritet të ankorohet në orën 7 të mëngjesit në kalatën nr.7 në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit.

Puna për shkarkimin e rreth 200 kontejnerëve në total pritet të nisë që herët në mëngjes dhe procesi i shkarkimit parashikohet të zgjasë rreth 3 orë.

DurrësLajm” mëson se 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme, për të cilat prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin dhe ruajtjen nën masa të rrepta sigurie, do të spostohen drejt Porto Romanos në afërsi të EcoPark-ut, ku gjatë këtyre ditëve është krijuar një hapësirë e posaçme.

Transporti me kamion i kontejnerëve do të bëhet po ashtu nën masa të rrepta siguria, si dhe pritet të shoqërohet nga efektivë të forcave të rendit.

Hapësira e dedikuar për vendosjen e kontejnerëve gjatë këtyre ditëve është një pronë e sekuestruar kohë më parë nga AAPSK (Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara).

Ajo është rrethuar dhe në të janë vendosur kamera sigurie, ashtu siç dhe prokuroria e Durrësit ka kërkuar ditë më parë, në letrën drejtuar një sërë institucionesh vendore dhe jo vetëm.

Lexo edhe: