Një 48-vjeçar në Mat është arrestuar nga policia pasi ka mbajtur me forcë një 33-vjeçare.
Sipas policisë, i arrestuari e kishte mbajtur 33-vjeçaren për disa orë në makinën e tij pa dëshirën e saj.
Pas denoncimit, 48-vjeçari me iniciale D.M. u arrestua dhe akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.





