Policia e Durrësit ka arrestuar një 47-vjeçar në Krujë, pasi përshtati banesën për kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Halil, Krujë, në oborrin e banesës së Lulzim Kanit u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis sativa. 

Këtij shtetasi, Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 23.06.2021, është ndaluar me iniciativë nga shërbimet e Policisë Krujë, sepse gjatë kontrollit në pronën e tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.