Një sherr ka agravuar në përdorimin e mjetit prerës mes dy adoleshentëve në shkollën 9-vjeçare “Kolë Jakova”, në Tiranë. 

Raportohet se një 14 vjeçar ka goditur me mjet prerës në ambientet e shkollës bashkëmoshatarin e tij. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Ndërsa janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për autorin. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë. 

Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës “Kolë Jakova” 14-vjeçari është konlfiktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”,-njofton policia.