Një 47-vjeçar u arrestua nga Policia për dhunë në familje.

I arrestuari është Kristaq Thanasi, banor i fshatit Krane, bashkia Finiq. Ai në raste të përsëritura ka dhunuar bashkëshorten e tij L. TH, 46 vjeç.

Bashkëshortët Thanasi janë prindër të një vajze 7 vjeç. Madje fëmija i tregonte edhe mësueses në shkollë dhunën që ushtronte i ati kundrejt të ëmës në shtëpi.