Policia në Bolzano ka ndaluar mbrëmë dy shqiptarë që udhëtonin me një automjet të vjedhur.
Njëri nga të prangosurit, 38-vjeçar, që kishte shumë dënime penale, iu ndalua hyrja në Itali për pesë vjet.
Gjykata urdhëroi që ky person të dëbohej menjëherë nga vendi.
Bashkatdhetari i tij, i cili gjithashtu u denoncua për vjedhje dhe posedim pa leje të mjeteve të vjedhjes, ka shtatë ditë kohë të largohet nga Italia. Hetimi është në vazhdim.