Nga Aleksandër Cangonja
Prej dy ditësh në qëndrën e qytetit shohim sesi pallati i kulturës “Aleksandër Moisiu” po i nënshtrohet një rikonstruksioni total të saj, rikonstruksion i cili kap vlerën e rreth 5 milion dollarë. Por kur u ka dhënë vendimi i cili i hapi rrugë ndërtimit të godinës së shtëpisë së kulturës. Më 24 prill të vitit 1959 Këshilli i Ministrave i kryesuar nga Kryeministri i asaj kohe Mehmet Shehu mori vendimin për të ndërtuar pallatin e kulturës. Ky ndërtim do të kishte koston e 30 milion lekëve, një shumë e madhe për kohën. Kjo shumë do ndahej në dy vite përkatësisht viti 1959 do të kishte fondin prej 12 milion lekësh dhe viti 1960 do të kishte fondin prej 18 milion lekësh pra në total 30 milion lekë. Por gjithsesi afati përfundimit të ndërtimit nuk do ishte viti 1960 por në shkurt të vitit 1965 kjo dhe për shkak të gjetjeve arkeologjike që u zbuluan në gërrmimet e saj dhe normalisht ndryshimit të projektit.
Më poshtë relacioni mbi ndërtimin e shtëpisë së kultures dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave :
RELACION
Mbi
NDËRTIMIN E SHTËPISË SË KULTURËS NË DURRËS
Në mbështetje të kërkesave të vazhdueshme të komitetit ekzekutiv të rrethit Durrës dhe me qëllim që të krijohen mundësitë për një zhvillim të rregulltë të veprimtarisë artistiko-kulturale në atë qytet u vendos në parim që në vitin e kaluar, që të ngrihet në Durrës një shtëpi kulure me theatër, sallat dhe kthinat e tjera të nevojshme. U hartuan projekt-ide të ndryshme që kërkonin për zbatim fonde ndërtimi në fillim për 18 miliona lekë, më vonë u rritën në 23, gjer 26 miliona lekë. Por duke marë parasysh se këto projekt ide nuk plotësonin nevojat, me kërkesën e komitetit ekzekutiv të rrethit, u hartuar një projekt tjeter, duke patur parasysh që theatri të jetë prej rreth 550 vënde dhe me një fond ndërtimi rreth 35 miliona lekë. Byroja Politike në mbledhjen e sajë datë 8/4/1959, duke shqyrtuar projekt-idetë, duke përfshire një theatër prej 500 vëndesh në pjesët përbërëse të domosdoshme, si dhe salla dhe kthina për veprimtari tjetër kultural të shtepisë kulturës dhe fondi i ndërtimit të jetë 30 miliona lekë. Për këtë qëllim u pregatit vendimi i bashkangjitur ku përcakohen hollësinat e nevojëshme.
ZËV/KRYEMINISTR:
(Ingj. SPIRO KOLEKA) 15/4/59.
KESHILLI I MINISTAVE
VENDIM
Nr. 139 më 24.4.1959
Këshilli i Ministrave i Republikës Popullore të Shqipërisë, me qëllim që të jepet mundësia për një zhvllim më të math dhe të gjithëanëshëm të veprimtarisë kulturalo-artistike në rrethin dhe qytetin e Durrësit, duke marrë parasysh edhe rekomandimin e Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të P.P. së Shqipërisë, bërë me vendimin e saj të datës 8/IV/1959, në mbledhjen e datës
VENDOSI:
1/ Të ndërtohet në qytetin e Durrësit brenda vitit 1960, një shtepi kulture e thjeshte dhe e bukur e cila të përfshijë një teatër me 500 vende, me pjesë të tjera plotësuese të domosdoshme si dhe salla dhe kthina për zhvillimin e veprimtarisë kulturale .
2/ Për ndërtimin e shtëpisë së kulturës në fjalë të caktohet një fond prej 30.000.000 (tridhjet miliona) leke nga të cilat 12.000.000 lekë të jepen në vitin 1959 dhe 18.000.000 lekë në vitin 1960.
3/ Ministria e Ndërtimit, bdrenda datës 15 maj 1959, të përfundojë projekt-idenë dhe kjo të shqyrtohet dhe të aprovohet menjëherë nga Ministria e Arësimit dhe Kulturës si dhe Komiteti ekzekutiv i këshillit popoullor i rrethit të Durrësit, në mënyrë që punimet për ndertimin e shtëpisësë së kulturës të fillojnë pa tjeterë, brenda datës 1 qershor 1959.
4/ Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Komisioni i Planit të Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Ndërtimit. Ministria e Arësimit dhe Kulturës dhe Komiteti Ekzekutiv i Këshillit popullor të rrethit në Durrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjiherë.
Kryetar’i Këshillit të Ministrave të R.P.SH.
MEHMET SHEHU
Sekretar’i Përgjithëshëm i Këshillit të Ministrave
Spiro Rusha
Për sigël:
S.Koleka
B.Balluku
M.Myftiu
K.Theodhosi
A.Këllezi.