Policia ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se siguronte lëndë narkotike cannabis sativa dhe e ndante në doza të cilat më pas i shiste në ambiente dhe lagje të ndryshme të qytetit të Fierit.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën A.Çelajt, dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me 18-vjeçarin për këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Shpërndarësi”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Fier.
Arrestohet në flagrancë një shtetas që shiste në qytet, doza të lëndës narkotike cannabis sativa.