Ekstradohet nga Frankfurti në Tiranë, Erland Krasniqi, i cili akuzohet se gjashtë muaj më parë ka kryer plagosje me armë zjarri te rreth rrotullimi i Plepave, në Durrës.
25-vjeçari u arrestua në Gjermani më datë 28 gusht të këtij viti.
Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin R. B.
Njoftimi i policise
Policia e Shtetit
Akuzohet se 6 muaj më parë, kreu një plagosje me armë zjarri, te rrethrrotullimi i Plepave, në Durrës, ekstradohet nga Frankfurti, 25-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të punës me homologët e Interpol Wiesbaden, Interpol Tirana finalizoi procedurat për ekstradimin e shtetasit E. K., 25 vjeç, të lindur në Kavajë, nga Gjermania në Shqipëri.
Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin R. B..