Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, një 30-vjeç dhe një 55-vjeç, pasi kanë dhunuar familjarët e tyre.
Uniformat blu bëjnë të ditur se të arrestuarit i dhunuan familjarët brenda ambienteve të Gjykatës së Tiranës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit D. L., 30 vjeç, dhe N. L., 55 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 14:20, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre”, njofton policia.
Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.