Ylli hollivudian, Sydney Sweeney, ka dhënë një deklaratë së fundmi e cila duket se shpreh “anën e errët” të industrisë televizive.

Në një intervistë për Vanity Fair, aktorja, e njohur mjaft mirë për rolet e saj në filmat Anyone but you, Euphoria dhe White Lotus, është shprehur se mbështetja për gjininë femërore dhe feminizmi në këtë industri është e gjitha false.

E pyetur se çfarë komenti ka ndaj tendencës për të “rrëzuar” gratë aktore kur ato janë në kulmin e karrierës, referuar dhe disa pretendimeve për mënyrën se si Sweeney ka arritur të marrë rolet e saj, ajo u përgjigj kështu:

“Është shumë dëshpëruese të shohësh gra që ‘shkatërrojnë’ gra të tjera, veçanërisht kur ato që janë të suksesshme në rrugë të tjera të industrisë së tyre, vërejnë talente të reja të cilat përpiqen vërtet shumë, me shpresën se do të arrijnë çdo ëndërr që kanë. E gjithë kjo industri ka sloganin “Gratë fuqizojnë gratë e tjera”. Asgjë nga këto nuk ndodh. E gjithë kjo është e rremë dhe një ‘maskim’ për të gjithçka që thonë pas shpine.”

Aktorja më pas shtoi se:

“Është një problem brezash të besojmë se vetëm një grua mund të jetë në krye. Është një grua që mund të ta marrë burrin. Kështu, të gjithë të tjerët mendojnë se duhet të luftojnë me njërin-tjetrin ose ta ‘rrëzojnë’ atë grua në vend që të jetë si një ngritje për njëri -tjetrin. Jam ende duke u përpjekur për ta kuptuar të gjithë këtë. Po jap më të mirën time. Përse po sulmohem?”.

sydney

E gjithë kjo vjen pas një komenti që producentja Carol Baum bëri për 26 vjeçaren, e cila tha se Sydney nuk është e bukur e as nuk mund të aktrojë.

“Ajo nuk është e bukur, ajo nuk mund të aktrojë? Përse është kaq trendi?”, u shpreh Baum

carol baum

Producentja ngriti një pyetje të tillë për studentët tek Universiteti i Kalifornisë Jugore, ku dhe jep mësim, por nuk mori asnjë përgjigje nga të pranishmit në sallë.

Asokohe, skuadra e Sweeney tha për Variety:

“Sa e trishtë që një grua në pozicion për të ndarë ekspertizë dhe përvojë të saj, zgjedh të sulmojë një grua tjetër!”