Legjenda e peshave të rënda, Mike Tyson goditi YouTuber-in Jake Paul, ndërsa të dy burrat u përballën me njëri-tjetrin për herë të fundit, të enjten në një peshim përpara se të përballen në ring të premten mbrëma në Arlington (Shtetet e Bashkuara).
Një turmë sigurie hyri shpejt për të ndarë dy luftëtarët pas incidentit, përpara se Tyson të largohej. Ish-kampioni i peshave të rënda, i cili u peshua me 103.4 kg, pasi u ngjit në peshore, mezi foli para se të largohej nga skena. “Diskutimi ka përfunduar,”- tha ai thjesht, përpara se të largohej së bashku me shoqëruesit e tij.
MIKE TYSON HITS JAKE PAUL AT THE WEIGH IN #PaulTyson
— Netflix (@netflix) November 15, 2024
—
LIVE ON NETFLIX
FRIDAY, NOVEMBER 15
8 PM ET | 5 PM PT pic.twitter.com/kFU40jVvk0
Paul, një YouTuber me 20.8 milionë abonentë që u bë boksier, pretendoi se nuk ishte lënduar nga shpulla e Tyson, gjë që shkaktoi reagime të forta nga publiku. “As nuk e ndjeva, ai është i zemëruar. Është një kukudh i vogël i inatosur… Shuplakë e bukur, miku im”,- deklaroi Paul, i cili peshonte 103 kg.
Më pas, ai premtoi se do të nokautonte Mike Tyson, përpara se të thërriste në një mikrofon: “Ai duhet të vdesë!”