Drejtuesja e mjetit, S. Sh., 21-vjeçe, e cila mbrëmjen e djeshme përplasi efektivin e policisë teksa ky i fundit po dokumentonte një aksident në aksin Tiranë-Elbasan, dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Efektivi i policisë ndodhej në terren duke dokumentuar përplasjen e dy mjeteve në tunel, ku u raportuan vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, punonjësi i policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar 21-vjeçaren dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen S. Sh., 21 vjeçe, banuese në Elbasan. Më datë 14.11.2024, rreth orës 21:15, në fshatin Ibë, kjo shtetase, duke drejtuar automjetin, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore në shërbim, i cili ishte po kryente veprimet procedurale për një aksident”, sipas policisë.