Partia Demokracia e Re e drejtuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar nga radhët e saj ish-kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras.
Shkak është bërë një intervistë e këtij të fundit në mediat greke, ku ai kritikonte ashpër kryeministrin aktual Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Georgios Gerapetritis se sa i përket politikës së jashtme po flirtonin me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Partia Demokracia e Re thotë se Samaras është vetëpërjashtuar dhe se shumica qeverisëse vazhdon rrugën e saj të qëndrueshme pa të.