Një shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur me armë, pas një debati që ka pasur me një bashkëatdhetar. Mësohet se 32-vjeçari ka përfunduar në spital. Siç raportohet i riu ka nxjerrë armën gjatë debatit me një tjetër shqiptar dhe kur ky i fundit i ka bllokuar dorën, ka qëlluar aksidentalisht veten.
Gjithashtu policia ka në vendngjarje së bashku me personelin e kujdesit shëndetësor të cilët e dërguan të plagosurin në spitalin San Raffaele në Milano. Po ashtu 32-vjeçari akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.