Arton Argyli, i njohur nga të gjithë si 2Ton, është bërë baba për herë të parë. Reperi nga Ferizaj, i cili ka zgjedhur gjithmonë të mbajë jetën e tij private larg vëmendjes së mediave, ka vendosur ta ndjekë të njëjtën linjë edhe për këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e tij.

Sipas burimeve të Prive, 2Ton është shumë i lumtur me titullin e ri të “baba” dhe po përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me familjen.

Megjithatë, ai ka vazhduar angazhimin e tij profesional, duke u shfaqur ende në koncerte dhe duke qëndruar i pranishëm në skenën muzikore.

Edhe fejesa e tij, ashtu si dhe ndodhitë e tjera të jetës private, janë munduar të mbahen sa më të fshehta.