Është zbardhur dëshmia në gjykatën greke e partnerit të Gjeorgjia Murati, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për masakrimin me thikë të 41-vjeçares shtatzënë.

39-vjeçari dhe shoku i tij, i cili dënua me 15 vite burg, akuzuan njëri-tjetrin si vrasës të shqiptares shtatzënë, nënë e një vajze të mitur.

Partneri i viktimës deklaroi se mbrëmjen e Viti të Ri 2024 kishin pasur një debat mes tyre në banesën ku jetonin në Kalamaria.

Ai deklaroi se kishte marrë mjekimet dhe më pas kishte fjetur “pa vënë re as gjënë më të vogël”.

“Debatova pak me Gjeorgjinë, piva ilaçet për depresion dhe fjeta”, tha 39-vjeçari, duke shtuar: “Kur u zgjova të nesërmen, Gjeorgjia ishte zhdukur dhe kishte marrë 5.000 euro nga kursimet e mia. Nuk e di kush ma dërgoi mesazhin kur ajo vdiq. Dyshoj se e ka bërë 34-vjeçari”.