Policia e Lezhës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim sepse dyshohet se ka vjedhur automjetin e shtetasit S.V., banues në Kavajë.
Mësohet se i arrestuari është me inicialet D.B., 25-vjeç, banues në Kurbin.
Automjeti i vjedhur është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e policisë.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. B., 25 vjeç, banues në Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2021, ka vjedhur automjetin tip “Peugeot në pronësi të shtetasit S. V., banues në Kavajë. Automjeti i vjedhur është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kurbin.





