Në ditën e saj të ditëlindjes, këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj, ka bërë një dedikim prekës për vëllanë e saj të ndjerë, Henri Haxhiraj, i cili i dha fund jetës në tetor të këtij viti duke u vetë qëlluar me armën e shërbimit.

Sheila ka publikuar sot një këngë dedikim për humbjen e vëllait të saj, teksa ka ndarë me ndjekësit në Instagram ndjesitë që e kanë kapluar sot në ditëlindjen e saj të parë pa vëllanë.

“Si çdo vit për ditëlindje mezi prisja urimin tëndë të parin. Më mungon urimi dhe përqafimi jot sot edhe pse e di që ti në atë parajsë gjëndesh kudo me mua. Sot dua unë të të bëj ty një dhuratë, atë që di të bëj më mirë. Një këngë shpirti për ty shpirti im”, ka shkruar Sheila në Instagram

iii

Në këngën rrëqethëse për vëllanë Sheila shpreh dhimbjen e madhe që ajo dhe familja e saj po kalojnë pas vdekjes së Henrit.

“Çdo ditë mami të kërkon, se zemrën ia ke ti. Babi qan me foton, a po më vjen sot djali në shtëpi.

Jeta ka penges, disfata edhe shumë kthesa, kur gjysma e shpirtit mungon nuk vlen më as pendesa. Mezi po pres në ëndërr me t’pa, me t’përqafu. Kur me del gjumi natën vonë praninë tënde e ndjej këtu.

Edhe njëherë të mundesha ty me të pa, s’do t’kisha lënë me ik, o dielli im rrezet mu m’i ke marrë”, shprehet këngëtaraj mes rreshtave të këngës.

37-vjeçari Henri Haxhiraj qëlloi veten me armën e shërbimit paraditen e 15 tetorit 2024, në zonën e Qytet Studenti.