“6 muaj sot pa ty e imja Konstandina, n’a ke lënë syrin me lotë, n’a thau shpirtin pritja”, ky është dedikimi prekës që Agron Llakaj bëri sot për bashkëshorten e tij të ndjerë, e cila u nda nga jeta gjashtë muaj më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Aktori i humorit, i cili ndan me publikun detaje nga jeta e tij personale, zgjodhi që të publikojë sot në Insta Story foton e bashkëshortes së ndjerë e cila bën sot gjashtë muaj që është ndarë nga jeta.

jhjj

Në një intervistë që Agron Llakaj bëri një muaj më parë, ai shprehu mallin e tij të madh për Konstandinën e tij.

Ndarja nga jeta e Kostandinës ka qenë një moment i cili ka prekur thellë jo vetëm Agronin, por edhe të gjithë ata që e ndjekin dhe e duan.

Aktori vazhdimisht ka rikujtuar bashkëshorten e tij në rrjetet sociale, ku ka treguar dhimbjen e madhe që po kalon, dhe mungesën e saj në jetën e tij dhe të familjarëve.