Në protestën e sotme të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit ka marrë pjesë edhe motra e Egli Progës. Proga u dhunua barbarisht pak muaj më parë ndërsa motra e tij që pas ngjarjes së rëndë ka vijuar me bindje “luftën” e saj për të nxjerrë para drejtësisë fajtorët. Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se ata kërkojnë drejtësi ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e tyre.
Ajo u shpreh se vrasës janë edhe mësuesit që kanë vendosur 10 autorit ndërsa theksoi se nota 10 nuk shkon me jataganin që 14-vjeçari vrau Martin Canin.
“Unë jam këtu për të bërë thirrje publike, për të gjitha ata që kanë fëmijë, prindër që jetojnë në këte vend të pasigurt. Bëhuni bashkë me prindërit e Martinit edhe me mua dhe të kërkojmë drejtësinë. Për hatër të Martinit do të kërkojmë përgjegjës moral. I them atyre mësuseve që kanë venë 10, ata janë vrasës. Nuk ka mundësi që 10 të qendrojnë me jataganin në çanten e vrasësit,” u shpreh ajo.
Motra e Egli Progës i bëri thirrje edhe policisë që të vetëfajësohen ndërsa shtoi se qeveria po rrit kriminelë. Ajo thekoi se nuk do të lejojnë që dhimbja e tyre tu shkojë kot.
“I bëj thirrje policisë, mos justifikoni po vetëfajësoni. Qeveri po rrit kriminele. Keni përgjegjësi. Ne sdo lejomë që dhimbja jonë të shkojë kot se koti. I bëj thirrje popullit t’i bashkohet dhimbjes tone për drejtësi hyjnore”, shtoi ajo.