Spektakli i mbrëmjes së djeshme së “Big Brother Vip Kosova” ka nisur në një mënyrë të pazakontë. Drejtuesit e programit, Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti i kanë dërguar mesazh ngushëllimi producentes së programit, Olsa Muahmeti, e cila dje ka humbur të ëmën.
Duke i shprehur mbështetjen e të gjithëve, Jonida dhe Alaudini i shprehën ngushëllimet Olsën në këtë ditë të trishtë.
Vetë producentja në faqen e saj zyrtare në Instagram, ndau lajmin e trishtë: “Luftuam kaq shumë o ma! Ike ti bashkë me një copë të shpirtit tim!”.